Ansu Fati është një nga talentet më të përfolur kohët e fundit, për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera që po bën.
Fati ka lindur në shtetin e Guinesë, por ai nuk do të përfaqësojë vendin e tij. Sipas lajmeve të fundit lojtari do të përfaqësojë kombëtaren e Spanjës, tek të cilët si fillim do të aktivizohet tek të rinjtë.
Madje thuhet se lojtari ka marrë edhe pasaportën spanjolle, dhe së shpejti do të aktivizohet pikërisht me këtë kombëtare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al