Po shkëlqen me Barcelonën, Ansu Fati merr pasaportën e vendit që do të përfaqësojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 13:46

Po shkëlqen me Barcelonën, Ansu Fati merr pasaportën e vendit që do të përfaqësojë

Ansu Fati është një nga talentet më të përfolur kohët e fundit, për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera që po bën.fati

Në këtë fillim të sezonit, 16-vjeçari ka shkëlqyer me katalanasit teksa në 4 paraqitje të zhvilluara ka arritur të shënojë 2 gola.

Pavarësisht golave të shënuar ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve, është pjekuria që lojtari ka në fushën e lojës edhe pse është në një moshë të vogël.

Fati ka lindur në shtetin e Guinesë, por ai nuk do të përfaqësojë vendin e tij. Sipas lajmeve të fundit lojtari do të përfaqësojë kombëtaren e Spanjës, tek të cilët si fillim do të aktivizohet tek të rinjtë.ansu fati

Madje thuhet se lojtari ka marrë edhe pasaportën spanjolle, dhe së shpejti do të aktivizohet pikërisht me këtë kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"