“Po fliste në Skype me të dashurin kur e qëllova”- Babai i Sabrina Bengaj flet i revoltuar pas letrës së Elton Metaj: Një copë mashtruesi! Kërkon të shpëtojë kokën

Sep 17, 2021 | 13:08
SHPËRNDAJE

Partizan Bengaj, babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u ekzekutua në banesën e saj nga ish-bashkëshorti Elton Metaj, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Me Zemër të Hapur” ka komentuar letrën publike të vrasësit të së bijës.

 

Me tone të të larta, Partizan Bengaj, ka përgënjeshtruar çdo gjë të shkruar prej Elton Metaj dhe thekson se letra e bërë nga burgu është e ndërtuar mbi mashtrime vetëm për të shpëtuar kokën e tij.

Babai i 23-vjeçares shprehet se ndryshe nga sa shkruan Elton Metaj në letër, vajza e tij nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me të dhe se ai vetë nuk e ka kërcënuar ish-dhëndrin.

Bengaj përgënjeshtron gjithashtu dinamikën e krimit të përshkruar në letër, ku thotë se vajza u vra duke ngrënë bukë dhe jo siç thotë vrasësi i saj se u qëllua kur po fliste në “Skype” me të dashurin e ri.

“Mbajti mbiemrin tonë për arsye emigrimi, se ashtu i duhej. Ka mundësi t’i thuash dhe prindërve se këto janë disa trillime. Është një copë mashtruesi dhe po kërkon të shpëtojë kokën e tij. Unë i kisha dhënë leje të takonte fëmijën, ku e kam kërcënuar unë?

Absolutisht nuk e kam kërcënuar! Më ka kërkuar takim dhe i kam thënë mos të ta shoh më fytyrën.

Nuk e njollos dot time bijë ai, Sabrina nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënieje me të. Mbaj përgjegjësi penale për këto që them. Nuk e njollosin dot fëmijën tim këta lloj plehrash.

Për sa i përket dinamikës së ngjarjes ka dëshmitarë dhe ai ka shtirë direkt. Janë mashtrues si familje. Po ta përsërisë, këta lloj plehrash, së bashku me babain e tij nuk e njollosin dot fëmijën time, deklaroi babai i 23-vjeçares të ndjerë.

Pyetja e gazetares: Në letrën e tij Elton Metaj thotë se kur hyri në banesë vajza po fliste me të dashurin e ri në “Skype”, e vërtetë është?

Babai: Janë dëshimtarë te shpia, po nxjerr trillime për të shpëtuar kokëm. Vajza po hante bukë e qëlloi sa erdhi dhe u fut brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura