GJK pranoi padinë kundër taksimit të profesioneve të lira, Jorida Tabaku: Nuk po e trajtojmë si çështje populiste, por gjykojmë se është vendosur në cenim të kushtetutës

Apr 26, 2024 | 10:15
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e grupit të demokratëve për taksimin e profesioneve të lira. Gjatë një takimi me profesionistët e lira, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se kjo çështje nuk po trajtohet si populiste, por tha se është vendosur në cenim të kushtetutës.

tabaku

Tabaku po ashtu tha se brenda datës 21 maj do të dorëzojnë parashtrimet sa i takon tatimit të profesioneve të lira.

Ajo ngriti shqetësimin se në disa biznese norma e taksës ka shkuar në 30-40%, ndërsa disa të tjerë kanë mbyllur bizneset e tyre.

“Dje morëm një lajm të mirë që Gjykata Kushtetuse ka kaluar fazën e dhomës së këshillimit, padia per tatimin e profesionisteve te lire është pranuar dhe deri në datën 21 maj do dorëzojmë parashtrimet me shkrim sa i takon tatimit të profesioneve të lira. Ne kemi ngritur shumë cështje për taksat, por nuk ka pasur asnjë cështje që mua më kanë kontaktuar kaq shumë sa tatimi për profesionet e lira.

Jemi përpjekur që këtë cështje mos ta trajtojmë si çështje populiste. Jemi të arsimuar mjaftueshëm për të kuptuar që shtet pa taksa nuk ka. Por ne po kërkojmë që kjo taksë që në gjykimin tonë është vendosur në shkelje dhe cënim të kushtetues, të merren parasysh nga gjykata Kushtetuese për ta riparë dhe për të vendosur në mënyrë të logjikshme për mënyrën si do procedohet”, tha Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura