“S’jam censuruar e as kam patur presione nga Rama”- Autori i “Report” në RAI3: Ja pse nuk u transmetua pjesa e dytë e investigimit

May 6, 2024 | 21:07
SHPËRNDAJE

Autori i emisionit ‘Report’ Sigfrido Ranucci i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues për Shqipërinë e pse ai nuk është transmetuar ashtu siç u premtua.

rama rai3

Ranucci thotë se nuk është censuruar nga askush, ndërsa paralajmëron se pjesa e dytë e investigimit do jepet pasi materiali të jetë thelluar me fakte dhe analiza.

Me kryeministrin Edi Rama thotë Ranucci ka komunikuar me mesazhe, por shton se nuk ka patur presione.

Ranucci i përgjigjet edhe kryeministres Meloni duke thënë se ajo tregoi mungesë besimi ndaj televizionit shtetëror italian.

Intervista me gazetaren Alba Kepi në Romë:

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam  përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë

Pse nuk u transmetua vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. Kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe pak situatën politike.

Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.

Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta. Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

A keni biseduar me Ramën?

Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Ranucci: Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë… janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin./Alba Kepi-Syri Tv/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura