“Situatë e mistershme”- Psikologia për ngjarjen e rëndë në Shkodër: Ja dy arsyet që mund të kenë çuar nënën drejt aktit të vetëfjlimit bashkë me fëmijët

May 6, 2024 | 21:21
SHPËRNDAJE

Psikologia Denata Toçe, e ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës 24, ka  folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët e saj janë hedhur në lumin Buna, duke i dhënë fund jetës.

denata toci

Toçe tha se dy arsyet që mund ta kenë çuar drejt këtij akti ekstrem, janë gjendja e rëndë psikologjike dhe frika shumë e madhe.

“Nuk e dimë nëse është e sigurt nëse nëna ka bërë një akt të tillë. Dy janë arsyet. Gjendja psikologjike e nënës është në skajet psikotike të shëndetit mendor, që do të thotë që kalojnë deri në pikë që shkojnë deri në akte ekstreme. Ndaj duhet parë me kujdes të përditshmen e saj, për të kuptuar nëse një akt i tillë është pjesë e kësaj historie. Ky profil duhet parë me kujdes.

E dyta, frika shumë e madhe. Frika shumë e madhe nuk çon në vetë mbytje për të shpëtuar nga ky realitet i hidhur. Por nëse mbizotërimi është frika, do të dalë nga një situatë e frikshme, por jo t’i japë fund jetës. Ndaj duhet parë gjithë profilin. Për mua është ende ambigue të flasësh për një vetëvrasje ku merr me vete tre fëmijë. E gjithë situate mbetet e mistershme. Edhe sikur një nënë të jetë në gjendje depresioni shumë të rëndë, mund të zgjedhë t’i japë jetës së saj, por t’i japë fund jetës bashkë me fëmijën është një rast shumë i rralla dhe në gjendje psikotike shumë të rënda”, tha Toçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura