FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Levan-Tepelenë, ja si është gjendja e drejtuesit

May 6, 2024 | 21:22
SHPËRNDAJE

Një automjet ka marr flakë në lëvizje pasditen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit.

merr flake makina

Burime nga Drejoria e Policisë Vendore, pohuan se makina ka qenë në lëvizje.

Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën para makinës ka hapur krahun e ka ndaluar mjetin duke njoftuar policinë, ndërsa vetë nuk ka pësuar dëmtime.

Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikësve që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në automjet dhe për të përcaktuar rrethanat se përse ka ndodhur zjarri.

Sakaq, siç shihet edhe nga pamjet, ka pasur vetëm dëme materiale, pasi mjeti është shkrumbuar në pjesën e parme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura