“Drejtoria e Tatimeve ka stimuluar informalitetin”- Jorida Tabaku në takimin me profesionistët e lirë: Faji nuk është i juaji, por ka paaftësi për të zbatuar sistemin

Apr 26, 2024 | 10:28
SHPËRNDAJE

Deputetja e  Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një takimi me profesionistët e lira dhe sa Drejtoria e Tatimeve ka stimuluar vetë informalitetin.

tabaku

Sipas saj, Tatimet janë të paafta për të zbatuar sistemin e taksave, duke bërë që të ketë edhe shumë abuzime.

Deputetja demokrate u shpreh se “shumë persona mund të jenë regjistruar si persona fizik në mënyrë abuzive”, por theksoi “se ky nuk është faji juaj, por faji i sistemit”

“Nga zbatimi i sistemit të taksave shumë kanë abuzuar edhe me personin fizik. Shumë persona mund të jenë regjistruar si persona fizik në mënyrë abuzive, por ky nuk është faji juaj, por faji i sistemit. Sistemi me 6 nivele dhe sistemi i tillë që i ka nxitur një pjesë të madhe të individëve që të regjistrohen si persona fizik ka krijuar informalitet që drejtoria e tatimeve e ka stimuluar vetë. Nuk ka ardhur nga asnjë nga profesionistët e lirë, por ka ardhur nga padrejtësia që është vendosur në sistemin e taksave dhe nga paaftësia që ka drejtoria e tatimeve për ta zbatuar këtë sistem që ka nxitur informalitetin”, tha Tabaku.

LEXO EDHE: GJK pranoi padinë kundër taksimit të profesioneve të lira, Jorida Tabaku: Nuk po e trajtojmë si çështje populiste, por gjykojmë se është vendosur në cenim të kushtetutës

Dokumenti/ Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së për taksimin e profesioneve të lira

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë Grupit të Partisë Demokratike për ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura