“Shoqëria ka degraduar”- Sociologu Mërtiri për rastin e vetëflijimit të nënës me 3 fëmijët: Dëshmon se shumë institucione kanë dështuar

May 6, 2024 | 22:20
SHPËRNDAJE

Sociologu Ergys Mërtiri, ka komentuar tragjedinë në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është mbytur së bashku me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

ergys mertiru

Mërtiri theksoi se familja shqiptare sot është në krizë të thellë dhe se shoqërua ka degraduar, ndërsa shtoi se ky rast dëshmon se shumë institucione shtetërore kanë dështuar.

“Në këtë rast kanë dështuar shumë institucione shtetërore. Nëse njeriu ka një hall në Shqipëri, nuk ka ku gjen zgjidhje. Ne besojmë se dhuna është mjeti i vetëm për zgjidhje, ne nuk besojmë tek dialogu dhe mirëkuptimi. Unë e shoh si problem të shoqërisë në tërësi. Familja shqiptare është në krizë të madhe. Aty brenda kemi tradhti bashkëshortore.

Nëse ti tradhton familjen, ky nuk është problem patriakal. Ideja e pronësisë tek shqiptarët është gjenetike. Shqiptari e sheh si pronë edhe vendin e punës, edhe punëtorin e sheh si pronë. Këtu është një shoqëri moderne që ka degraduar. Ne nuk e dimë çfarë është e drejta dhe e shtrëmbëta. Ne nuk mësojmë njerëzit që të kulturohen”, tha Mërtiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura