Pikantet e Teuta-Egnatia/ Durrsakët shënuan me erën kundër, përsëri panik për një lojtar të rrogozhinasve

May 6, 2024 | 22:33
SHPËRNDAJE

Interesim shumë i ulët për takimin mes Teutës dhe Egnatian, ku numri i tifozë ishte mbi 500 dhe nuk munguan edhe tifozë miq të ardhur nga Rrogozhina. Ja momentet më pikante nga përballja e zhvilluar të shtunën në “Niko Dovana” të Durrësit.

 

bandicam-2024-05-04-18-48-24-586

* “ O Ale, o Ale, kujdes o grande se ke pak erë”, dëgjohet t’i bërtasin shokët e skuadrës portierit Alen Sherri gjatë një rivënie fundore.

* Martini i tërheq vëmendjen Boçit: “O Boçi, o Boçi, mos u tërhiq aq shumë more djalë, rri në pozicionin tënd”, i thotë trajneri.

* Era e fortë gjatë gjithë ndeshjes nuk ndikoi te Teuta, teksa pjesën e parë e kishin erën në disfavor dhe shënuan.

* Ka panik në Durrës, mesfushori i Egnatias Henri Xhoel, gjatë një përplasje me Llocin, pëson një dëmtim në kokë teksa detyrohet të dalë nga loja në gjendje optimale, ku mori edhe duartrokitjet e të tifozëve.

* Pasi shënoi golin, mbrojtësi Jazxhi vrapon menjëherë te trajneri Martini dhe feston duke e përqafuar atë.

* “Dalim çuna, dalim, po i bie gjatë se nuk e luaj dot poshtë topin”, thërret Sherri për shokët.

* Me sinjalizimin e fundit, ka festë te Teuta, e cila është më e qetë për mbijetesën dhe hedh sytë për më lart tashmë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura