“Mori leje nga puna, kryem marrëdhënie s*ksuale”, Elton Metaj letër nga burgu për vrasjen e ish-gruas: Unë shkrepa armën, por e vrau babi i saj

Sep 16, 2021 | 17:05
SHPËRNDAJE

Elton Metaj përmes një letre publike nga ambientet e paraburgimit, rrëfen në mënyrë kronologjike vrasjen e bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

elton metaj letra 1

Metaj shprehet se pas lirimit nga spitali i Zaharisë më 26 korrik, është takuar rregullisht me ish-bashkëshorten e tij, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar.

Ai deklaron se e shoqëronte në punë, por që të dy ruheshin nga babai i Sabrinës, pasi i kishte kërcënuar për t’i mos i parë më nën shoqërinë e njëri tjetrit.

elton metaj letra 2

Gjërat sipas Metaj ndryshuan kur ai u kthye nga Greqia, pasi kërcënimet nga ana e babait të ish-gruas u bënë edhe më të vazhdueshme, por edhe më të forta.

“Do të të zhduk”- më shkroi vjehrri në “Messenger” duke më lënë një takim, shkruan në letrën e tij sqaruese Elton Meta.

elton metaj letra 3

Në vijimësi të këtij kërcënimi Metaj shprehet se shkoi i armatosur në banesën e ish-gruas dhe e gjeti duke teksa po fliste në “Skype” me të dashurin e ri, duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi.

“Unë Elton Metaj dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

elton metaj letra 4

E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

elton metaj letra 5

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan në letrën e tij Elton Metaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura