“Po eleminonin një nga një anëtarët e bandës që të mos linin gjurmë”, gazetarja jep detaje për vrasjen e vëllezërve në Durrës: Grupi kriminal vepronte në 3 qytete

Jul 3, 2020 | 15:11
SHPËRNDAJE

velleyerit haxhia

Dosjen e vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës e ka në dorë tashmë SPAK. Kjo pasi është shpallur në kërkim Talo Çela, i pandehur për grabitjen e Rinasit në vitin 2019, paratë e të cilës dyshohet të kenë sjellë vrasjet e njëpasnjëshme në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodiana Lala tha se grupi kriminal në Durrës, i cili operonte edhe në Shkodër e Elbasan, po eleminonte një nga një anëtarët e saj për shkak të përplasjeve dhe prishjes së pazareve, por me qëllim që të fshiheshin gjurmët.

Karantina i vlejti Policisë për të prangosur një sërë personash kriminalë. Orges Bilbili, vëllezërit Cala të grupit kriminal në Durrës.

Me hapjen e masave, ngjarja më e rëndë ishte vrasja e Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës. Ishte atentat mafioz. Pistat ishin të shumta. Klevis Salla ishte ai që bashkëpunoi me drejtësinë. Ishte një automjet që zbardhi gjithë linjën e hetimit.

Sipas Prokurorisë, Talo Cela është organizator dhe atentator i vrasjes së vëllezërve Haxhia. Sipas tyre, Haxhiajt e dinin ku fshiheshin lekët e grabitjes së Rinasit. Po ashtu edhe Nuredin Dumani. Si dhe Altin Doci që kishte lidhje shoqërore me viktimat.

Talo Cela kryesonte listën e të shumëkërkuarve. Janë dhe të tjera detaje, pasi bëhet fjalë për një numër të madh krimesh që janë bërë nga i njëjti grup. Për vrasjen e 2 marsit. Janë marrë nga Prokuroria e Durrësit, edhe për 3 vrasje në Elbasan në 2019, nga mesi deri në dhjetor, që besohet të jenë kryer nga i njëjti grup. Ky grup vepronte në Shkodër, Durrës dhe Elbasan. Dosja ndodhet në SPAK, është transferuar, ku do të ketë zgjerim të rrethit të të hetuarve.

Prokuroria ka dyshime që brenda grupit kriminal, po eleminonte një nga një anëtarët që mos linin gjurmë pas. Pasi të vrarët kanë qenë pjeë e grupit kriminal, dhe për shkak të përplasjeve, po vriteshin.

U zgjodh i njëjti vend atentati, si mesazh për anëtarët e tjerë. Është grup i strukturuar kriminal, me profil të lartë rrezikshmërie shoqërore, që kanë kryer atentate. Krim i organizuar që ka shkaktuar shumë viktima, por kanë sulmuar marrëdhënie që kanë prishur marrëdhëniet.”- tha gazetarja në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura