“Plani ynë është i mbështetur në shtylla reale”- Ahmetaj shpjegon programin ekonomik të PS dhe pse premtojnë tani rritjen e pagës minimale

Mar 16, 2021 | 14:39
SHPËRNDAJE

Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se plani ekonomik i Partisë Socialiste është bërë për një hark kohor 10 vite në avancë, pasi sipas tij, një mazhorancë e mirë duhet të mendojë për një periudhë afatgjatë.

Në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”, Ahmetaj shpjegoi premtimet  e bëra për nga Rama nëse PS merr mandatin e tretë qeverises ne zgjedhjet e 25 prillit.

“Plani ynë është i mbështetur në shtylla reale, përralla të tregojë kush të dojë“, tha Ahmetaj.

arben ahmetaj8

Plani ekonomik?

Arben Ahmetaj: Do të doja të falënderoja grupin e punës, ministren Balluku, Manastirliu, ministres Evis Kushi që kanë bërë propozimet e duhura dhe kryeministri ka formuluar një program të prekshëm.

Shtyllat janë rimëkëmbja, ku kemi futur rindërtimin dhe pandeminë. Në pranverën e 2022 do të mbyllim të gjithë pasojat e tërmetit. Pandemia po bëhet nga kryeministri dhe ministrja dhe në shkurt të 2022, do të përfundojë vaksinimi i të gjithë popullatës.

Deri në gusht do të kemi vaksinuar të gjithë qytetarët mbi 65-vjeç. Shtylla e dytë është mirëqenie për të gjithë, kemi taksat progresive, biznesin e vogël dhe familjen produktive, sepse në finale e trajtojmë biznesin e vogël si një përpjekje për të punësuar familjen. Kanë qenë 51 mijë të punësuar në 2013 sot janë 151 mijë sot. Më pas kemi modernizim për zhvillim, infrastrukturën, bujqësinë.

Plani i ministres Balluku është i trajtuar shumë mirë. Tek njësia numër katër, ka pasur vetëm katër orë ujë, ka shkuar 17 orë ujë. Kemi mjedisin, shoqërinë digjitale. Tek shtylla tjetër kemi familjen, e cila është shtylla kryesore e programit tonë.

Më pas kemi dhe pjesën Shqipëria e fortë, që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, integrimi në BE, Shqipëria e sigurt, ku përmendim rolin në NATO. Ajo që kemi propozuar. Ne praktikisht kemi pozuar se çfarë do të bëjmë me fashën 300 mijë lekë. Sot praktikisht qytetarët që marrin pagesë 300 mijë lekë nuk paguajnë taksa.

Në janar 2022 kjo do të ngjitet. Kjo do të thotë për një person që punon në fason, se dje ka paguar taksa, ndërse sot nuk do të paguajë asgjë. Përpos kësaj, ne kategorinë e dytë e ngremë në 1 mln e 500 mijë në 2 mln e 500 mijë. Nëse sot paguan 100 mijë lekë, do të paguash 60 mijë lekë, përpos kësaj po ta kthesh grafikun, shikoni pjesën e fundit të grafikut me ngjitje.

Pse po e bëni tani, premtim elektoral apo dëshironit të kishit kohë për të studiuar?

Arben Ahmetaj: Shqipëria sot, ka mundësi të mbaj këmbët mirë tashmë, sepse kemi gjërat më të stabilizuara. Kjo është diferenca, që edhe pas dy fatkeqësive ende mbahemi. Kjo është diferenca mes dy partive, ku njëra jep gjëra konkrete dhe tjetra ka një plan që e falimenton Shqipërinë për 4 muaj. Taksa e sheshtë është kriminale.

Në ç’vend oligarkët që paskan kapur një qeveri i rriten taksat. Kjo quhet menaxhim i situatës në favor të shtresës së mesme dhe personave në nevojë. Plani ynë është i mbështetur në shtylla reale, përralla të tregojë kush të dojë. Ai që merr 10 mln në muaj të paguajë 9% dhe ai që merr 1 mln lekë të paguajë po 9%, barazi është kjo?

Jo. Barazi qenka që t’i marrësh atyre që i quajnë oligarkë, t’i marrësh shkollave, ujësjellësve dhe t’ia kthesh atyre, kjo nuk është barazi, por në rastin tjetër është gënjeshtër. Taksa zero me biznesin e vogël po shkojmë gati tek 800 mijë qytetarë, që kanë taksë zero.

Ju thoni do të ketë një rritje të pagës minimale, ku e rritët edhe në 30 mijë lekë të vjetra. Pse vendosët tani?

Arben Ahmetaj: Pra, 300 mijë lekshi nuk erdhi nga 220 mijë lekshi, por ndër vite u bë 240, 260 dhe u bë 300. Kjo ka ardhur në sajë të avancimit ekonomik, të tjera këto bëjnë që të shkojmë në këto nivele. Me pagën minimale i jep më dinjitet kësaj pjese.

Po si ka mundësi që taksa e sheshtë katandisi rënien e të ardhurave si tani, 3.3 miliardë. Shikojini, nxirrini dhe më jepni të drejtë në atë që them. Si ka mundësi që ekonomia iku për ‘l*esh’.

Ne përballuam pandeminë, dhamë paketën e solidaritetit, bëmë rindërtimin. Pra, i gjithë ai plan dhe vizion që ne kemi paraqitur dhe po e paraqit kryeministri me sektorë, është realë./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura