Plani i UEFA-s me Milanin, gati “sanksioni” i radhës për kuqezinjtë

Nov 4, 2019 | 10:23
SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ata të UEFA-s. Në qendër të bisedimeve ishte situata e kuqezinjve në sezonet e ardhshme, gjithnjë në rast se do të kualifikohen për Kupat e Europës.

UEFA-reports-AC-Milan-for-alleged-financial-fair-play-breach

Maldini e Boban nuk duan të kapen pa përgatitur në rast renditjeje “europiane” dhe po kërkojnë një akord me UEFA-n për një penalizim lidhur me bilancet e klubit (humbje 144 milionë euro). Duke pranuar përjashtimin nga Liga e Europës, në sezonin aktual Milani bëri një hap përpara në përmirësimin e marrëdhënies me qeverinë e futbollit kontinental.

Sipas “Corriere della Sera”, kuqezinjtë do të kërkojnë një marrëveshje paraprake mbi dënimet e mundshme duke pasur edhe një lloj përparësie për sa u përket rregullave mbi të cilat duhet të shëndoshë arkat në sezonet e ardhshme. Kjo procedurë duhet t’i garantojë Milanit ecuri të rregullt në kompeticionet europiane, pa pasur frikën e ndonjë gjobe të majme apo të ndonjë sanksioni tjetër të rënë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura