Plan masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale/ Katër të arrestuar orët e fundit në Lezhë. Për çfarë akuzohen

Sep 18, 2020 | 15:41
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës njofton se ka përgatitur një plan masash, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Policia-LEzheSipas policisë të qytetit të Lezhës, janë marrë masa për të ndaluar ngjarjet e rënda kriminale.

Që nga mbrëmja e djeshme në këtë qytet janë arrestuar 4 person dhe një tjetër është proceduar penalisht

Njoftimi i Policisë së Lezhës

Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha shërbimet e  Drejtorisë  Vendore të Policisë Lezhë , në mbështetje nga  F.N.SH Shkodër.

Në të gjithë Qarkun  prej orës 18:00 të ditës së djeshme janë ngritur 5 pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe  në brendësi të qyteteve.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat është  arrestuar në flagrancë 1 shtetas, është  proceduar penalisht 1 tjetër , si dhe janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrolleve  janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Në qarkun e Lezhës është arrestuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve. Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura