Pezullohen efektivat e ‘Shqiponjave’, dhunuan kunatin e ministrit Tahiri

Jul 23, 2016 | 12:06
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit të ngjarjes së dhunimit të kunatit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, mësohet se janë pezulluar 7 efektivët e forcave “Shqiponja”. Ngjarja ndodhi rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj ka pezulluar 7 efektive të forcave “Shqiponja”.

Shqiponjat

Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të.

Por prania e shtuar e forcave policore përballë biznesit e ka shqetësuar kunatin e ministrit dhe ai ka kërkuar të dijë pse policia ndodhej aty.

“Panorama” shkruan se kur ka marrë përgjigje negative, ai ka nisur të debatojë me efektivët. Efektivët nuk e kanë ditur se gjendeshin përballë kunatit të ministrit dhe e kanë dhunuar dhe prangosur atë.

Gjatë kësaj kohe në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, ku së bashku me të ishte dhe një anëtar i kabinetit i cili sqaroi situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura