“Përveç Enver Hoxhës, askush tjetër nuk ka konfiskuar prona pa gjyq”- Eduard Halimi në Panorama TV për sulmin ndaj “Prestige Resort”: Thikë pas shpine që…

Mar 22, 2023 | 17:05
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi në Panorama TV se konfiskimi i paligjshëm që iu bë “Prestige Resort” nga ana e qeverisë, është një veprim që sipas tij nuk e ka bërë askush tjetër përveç diktatorit Enver Hoxha.

Hailimi tha se vendimi i qeverisë për të konfiskuar resortin pa një vendimin gjykate dhe muaj më parë tritoli që iu vë për ta shkatërruar, janë thika pas shpine që i bëhen biznesit.

“Nuk ka dyshim që dëmi më i madh që i bëhet shtetit është cënimi i pasigurisë juridike çdo kush që mendon të zhvillojë një biznes duhet të ketë atë që quhet parimi i sigurisë juridike qeveria asnjëherë nuk duhet të përkeqësojë të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve kur shikon që një biznesi i vihet tritol, ekzekutohet pa gjyq është njësoj si ta vrasësh unë nuk mbaj mend përveç Enver hoxhës, askush nuk ka konfiskuar prona pa gjyq, as në rajon s’ka ndodhur të tjerët kanë ndjekur procese ligjore, ekzekutim pa gjyq të pronave nuk mund të ketë kjo është thikë e fortë pas shpine që i bëhet biznesit.

Ka të paktën një muaj që nga fillimi  viti që mediat ndërkombëtare janë shprehu të shqetësuara për një cënim të rëndë të imazhit të shtetit kur shikojnë veprimet arbitrare askush nuk ndihet i sigurt kur qeveria thotë meqë ti nuk ke paguar dritat unë po të konfiskojë shtëpinë. Të të rrëmbejnë pronën dhe të ta konfiskojnë është e patolerueshme”, tha Hailimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura