Përuluni!

Mar 24, 2020 | 23:12
SHPËRNDAJE

Arkond Canaj

21

Ju që thoni se e doni Shqiperinë dhe ja bluani kocken përdite pa mëshire neper gurrore e miniera, PERULUNI! Ju qe thoni se e doni Shqiperine dhe ja pini gjakun perdite , lum më lum e prrua per prrua, PERULUNI! Ju qe thoni se e doni Shqiperine dhe ja prishni shkolla e kopshte per pallate e femijet tuaj i shkolloni larg, PERULUNI! Ju qe nuk rishikoni buxhetet e institucioneve , me shpresen se lufta do mbaroj, e sezoni i gjuhetise se tenderave me specialist zagar do vazhdoj normalisht, PERULUNI!

Ju qe boshatisni rafte si te babzitur, e nuk hiqni menjan nje qese per nenen e ve me femije ne katin e trete, pensionisten e vetmuar me buzqeshjen hynore dhe syte e lenget prej mallit per femijet pertej detit, PERULUNI!

Ju qe shani vendin tuaj e kumbiseni naten ne jastek me endrra emigrimi, PERULUNI! Skenderi e kishte realitet endrren tuaj, dhe zgjodhi te kishte enderr realitetin tuaj, PERULUNI!

Ave Aleksander

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura