Kosova përgënjeshtron Shkupin: Asnjë grup kriminal s’ka kaluar kufirin. Zbulohen emrat e agresorëve

Apr 21, 2015 | 18:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e policisë së Maqedonisë se sulmuesit e një pike policore afër kufirit erdhën nga ana e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, tha se policia e Kosovës është njoftuar nga autoriteteve maqedonase për këtë incident. Ndërsa shton se autoritetet kosovare nuk kanë vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë në afërsi të kufirit me Maqedoninë, raporton “INA”.

foto nga vendi i ngjarjes

“Mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”, tha zëdhënësi Kelani për mediat kosovare.

Zbulohen personat e armatosur që sulmuan postën policore kufitare

Mediat maqedonase tashmë kanë zbuluar dhe përmendur identitetin e personave që kishin sulmuar postën policore Goshincë në rajonin e Likovës në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas televizionit Alfa, udhëheqës i grupit të armatosur ishte Xhevat Ademi nga Gjilani. Përveç tij ky televizion duke cituar burime policore nënvizon se logjistikë e grupit ka qenë një person me emrin Faruk dhe dy vëllezër me mbiemrin Bajrami.

Sipas këtyre pohimeve, pesë personat e parë kishin sulmuar dhe marrë peng stacionin policor dhe katër pjesëtarët që ishin kujdestarë të ndërrimit të natës. Por sulmi u tha se është kryer nga 40 persona të armatosur.

Persona të armatosur marrin stacionin policor në Goshincë, policia: Kishin emblemën e “UÇK”-së

Rreth 40 persona të armatosur kanë sulmuar stacionin policore në Goshincë të Likovës, që shtrihet në rrethinën e Kumanovës. Sipas të dhënave të MPB-së në momentet e sulmit në stacionin policor kanë qenë tre policë, të cilët janë çarmatosur dhe janë lidhur, raporton “Zëri”.

Ministria e Brendshme maqedonase jep detaje mbi ngjarjen

Zëdhënësi i Policisë, Ivo Kotevski tha se grupet e armatosura të cilët sulmuan stacionin e policisë ishin nga Kosova. Sipas tij, këta kosovarë kanë çarmatosur policët që ishin në detyrë duke iu drejtua në gjuhën shqipe “Ky është vendi ynë dhe ne nuk e pranojmë asnjë marrëveshje të Ohrit”, shkruan “Press24”.

Bëhet me dije se në momentet e sulmit në stacionin policor kanë qenë tre policë, të cilët janë çarmatosur dhe janë lidhur. 

Koteski tha se grupi me ndërmjetësimin e një përkthyesi u ka thënë policëve: “Largohuni nga këtu se nuk mund t’u shpëtojë as Gruevski as Ali Ahmeti”.

“Sot në mëngjes rreth orës 2.30, një grupë prej 40 personave e kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës. Ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip”, deklaroi Kotevski.

Ai shtoi se grupi i armatosur ka lënë të lirë njërin nga policët, duke e urdhëruar që së bashku me të tre të largohen nga stacioni policor. Më pas, tre policët e kanë braktisur stacionin policor dhe duke u larguar kanë dëgjuar breshëri armësh. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura