Përshkoi intinerarin Teksas-Londër-Rinas me armën superkalibër, dyshimet pse erdhi në Tiranë Renato Hajmeli

Jan 15, 2022 | 8:39
SHPËRNDAJE

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetime intensive në lidhje me rrugën, qëllimin dhe arsyen se përse shqiptari udhëtoi me armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Tiranë. Ai gjatë dëshmisë së tij ka mohuar të ishte pjesë e ndonjë rrjeti trafikimi armësh dhe municionesh e aq më pak ta kishte për ndonjë qëllim të keq. Sipas të dhënave, ai ka qëndruar përgjatë gjithë kohës së marrjes në pyetje në pozita mohuese, duke iu bërë me dije se arma ishte e tij dhe se e kishte me leje.

renato hajmeli rinas
Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar të njihen edhe me itinerarin që ka përshkruar udhëtari i armatosur, nga ku është mësuar se në fakt shtetasi Renato Hajmeli është nisur nga Teksasi. Më pas, sipas të dhënave, ai ka kryer një transit në Angli, më saktë në Londër, dhe më pas ka marrë linjën e Tiranës. Përgjatë këtij itinerari lëvizjeje, Hajmeli nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi nga ana e kontrollorëve të dy aeroporteve të të dyja vendeve përcjellëse, ndërkohë që në aeroportin tonë është zbuluar vetëm pak momente pa dalë prej tij.

Renato Hajmeli,

LLOJI I ARMËS

Hajmeli u arrestua në kushtet e flagrancës teksa Policia i zbuloi në valixhe një armë “Colt” me kalibër 45 mm, një nga pistoletat më të njohura në Amerikë, përdorur dikur nga ushtria amerikane për shkak të precesionit të lartë që ka si armë. Edhe pse është një model i hershëm, mësohet se kjo lloj pistolete është ndër më të pëlqyerat jo vetëm në Amerikë. Policia Shkencore ende nuk ka dalë në një konkluzion në lidhje me përdorimit e kësaj arme, por mësohet se ajo ka karikator që mban vetëm 7 fishekë, duke rritur dyshimin se përse në kutinë e fishekëve që kishte me vete 51-vjeçari gjendeshin më shumë se 150 copë. Hetimet janë intensifikuar në drejtim të aktivitetit të të prangosurit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendi, ndërkohë që mësohet se ai është person që ka jetuar mes Shqipërisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai pritet që ditën e sotme të njihet me masën e sigurisë që do të jepet në Gjykatën e Tiranës, ku mësohet se Prokuroria do të kërkojë një masë shtrënguese për të, me qëllim që Hajmeli të mos iu shmanget hetimeve.

Renato Hajmeli,arma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura