Përplasja/ Ndoka: Ndocajt ia paguaja vetë drekat. Këshilltari i ‘kaubojsit’: A ka moral Nardi?

Oct 12, 2017 | 9:37
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Top Stoy” në “Top Channel” për të diskutuar rreth fenomenit të personave të ndryshëm që devijojnë pasi bëhen deputetë apo ligjvënës, Nard Ndoka tha se shqiptarët kanë një tendencë që të shkojnë dhe të votojnë të fortët.

ndoka daci

Ndër të tjera përmendi edhe ish-deputetin Ndiocaj si një fenomen që i kishte hyrë politikës aksidentalisht.

“Eduard Ndocaj ishte një fenomen që hyri në politikë aksidentalisht dhe doli me votat e popullit. Për pak kohe ka qenë edhe në Partinë Demokristiane. Por unë edhe kur drekonim bashkë, i paguaja vetë faturat që të mos mi zinte në gojë ”, tha Ndoka.

Fill pas kësaj deklarate ka reaguar këshilltari i ‘kaubojsit’, Alban Daci i cili ngre pikëpyetje rreth moralit të Ndokës si malësor.

“Po a ka moral Nard Ndoka të bëj moral kundër Eduart Ndocaj? Po a e ka targin Nard Ndoka të flas kundër një demokristiani, një veriori, të bëhet prokurori i një kauze politike? Po a ka moral Nard Ndoka të komentoj fundin e karrierës politike të Eduart Ndocaj? Po Nard Ndoka cfarë karriere politike ka bërë? A mund të ma tregojë njeri kush është profesioni i Nard Ndokës? A ka punuar ndonjëherë në jetë Nard Ndoka dhe nëse po, kush ka qenë puna e tij e fundit që ka bërë para se të bëhej deputet”, ka shkruar ndër  të tjera Daci.

Reagimi i plotë:

Pse ky proces politik kundër Eduart Ndocaj?

Ngjarja e ish deputetit Eduart Ndocaj, morri dhenë dhe po qarkullon në të gjitha mediat sikur ky i fundit të ishte mostra.

Disa media (jo te gjitha), nuk u interesuan te merrnin opinionin e Eduartit ne lidhje me ngjarjen, por ishin të interesuar qe lajmit t’i vishnin trillime politike, fantazi sociologjike e përkthime psikologjike duke e konsideruar ngjarjen fenomen.

Në të vërtetë ngjarja e Ndocaj është krejtësisht juridike dhe drejtësia e ka dhënë përgjigjen, sepse Ndocaj nuk është as ndaluar e as arrestuar.

Një ngjarje e tille mund t’i ndodh çdo qytetari, sepse jemi “kafshe politike” e në kemi marrëdhënie njerëzore, biznese, takojmë njerëz të çmendur, sulmohemi nga njerëz të çmendur, mund të denoncohem nga çmenduria ose edhe mund të sulmohem me pretekstin drejtësi, por me prapavijë politike.

 

Është e turpshme se si po sulmohet Eduart Ndocaj dhe duket qartë që mbrapa këtyre sulmeve ka prapavijë politike dhe po ashtu edhe po përdoret për interesa politike.

Më vjen keq edhe nga disa gazeta ose portale të djathtës që po e përdorin politikisht këtë ngjarje, ku vetëm politika nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Nard Ndoka prokurori i procesit kunder Ndocaj? Pse Nardi? Nardi ky demokristian, ky verior, ky person i djathtë. E kuptoni skemën e politikës shqiptare nxjerrë një verior për të sulmuar një verior tjetër.

Po a ka moral Nard Ndoka të bëj moral kundër Eduart Ndocaj? Po a e ka targin Nard Ndoka të flas kundër një demokristiani, një veriori, të bëhet prokurori i një kauze politike? Po a ka moral Nard Ndoka të komentoj fundin e karrierës politike të Eduart Ndocaj? Po Nard Ndoka cfarë karriere politike ka bërë? A mund të ma tregojë njeri kush është profesioni i Nard Ndokës? A ka punuar ndonjëherë në jetë Nard Ndoka dhe nëse po, kush ka qenë puna e tij e fundit që ka bërë para se të bëhej deputet.

Mirë tha një avokat i njohur se: Në Shqipëri, fillimisht drejtësinë e bëjnë mediat e kapura nga pushteti, e në fund e bën sistemi i drejtësisë nëse mundet!

Eduart Ndocaj ka kohë që po tentojnë ta sulmojnë, sepse nuk është bërë vasal i politikës dhe i pushtetit dhe gjithmonë ka fol me mendjen e vetë duke thënë atë që mendon dhe beson.

Këtë herë u munduan përsëri me prapavijë politike ta sulmojnë më rëndë, i kanë bërë një shërbim të madh duke e bërë hero të kauzave të drejta. Me këtë sulm, Eduart Ndocaj e kanë bërë më të fortë se kurrë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura