Përplasja me Thaçin për kufijtë e Kosovës, Berisha: Është tregti e pastër, “Sandrin” e Ramës e varin shqiptarët nëse…

Aug 7, 2018 | 21:03
SHPËRNDAJE

Pas replikave në distancë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “RTV Dukagjini”.

I pyetur për çështjen e nxehtë të “shkëmbimit të territoreve”, Sali Berisha është shprehur se kjo është një tregëti e pastër, dhe se Thaçi nuk është i vetëm në këtë.5454787

Ndër të tjera, Berisha e ka quajtur Thaçin si “rrobaqepës” të kufijve, ndërsa më tej ka shtuar se nëse do të guxojnë të japin Medvegjën, 400 shqiptarët e “varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin e Ramës”, duke iu referuar Aleksandër Vuçiçic, emër me të cilin sipas tij e quan Edi Rama këtë të fundit.

Pjesë nga Intervista:

Ermal Panduri: Jo  presidneti Thaqi thotë që nuk do të ketë vetëm shkëmbim të territoreve por vetëm korrigjime?

Sali Berisha: Jo, nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më e keqe do dalë unë edhe aty.  Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër. Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi Ii nxjerr tezat në Prishtinë nuk i nxerr në Beograd. Cfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti shqiptare se kjo?

Ermal Panduri: dhe kjo nga frika për krijimin e një asociacioni që do ta shëndrrojnë nënjë pushtet të tretë?

Sali Berisha: Do të dal unë aty… Të marrim pak një herë realitietin, se dalim pak te kjo qepja- shqepja e kufinjve, se kjo është pak si rrobaqepëset …po e korrigjoj pak jakën e xhaketës, se kjo është ajo që do bëj…

Ermal Panduri: Po thoni që Thaqi po e luan rolin e rrobaqepësit?

Sali Berisha: Jo më fal një minutë.

Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë  të para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e madhe dhe thanë që sjemi ne por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani…., dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baraz Preshevë- Bujanovc të marrë se bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin (Aleksandër Vuçiç) e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuqiqit, po të guxojë të japi Medvegjën. Dhe dalim tani me teorinë që cfarë do marrin, cfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë janë serbë..

Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare, dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqipëtarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare. Pra hajde tani te vemë Urën në Ibër dhe të thëmi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë….

Akuzat për pazare me Millosheviçin, Berisha: U përpoqa të bëjë gjithçka kundër tij…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një intervistë për RKT Dukagjini, për akuzat që bëri ndaj tij Presidenti Hashim Thaçi, lidhur me pazare me Slobodan Millosheviçin gjatë luftës në Kosovë. Berisha ka mohuar akuzuar duke thënë se Millosheviçi ka qenë armik i tiji.

Pjesë nga Intervista

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni  të ju lexoj dicka për këto reagime që  vju I bëni ka pasur një reagim  nga presidenti Thaqi: “ Institucioni  I Republikës së Kosovës sot më së paku  I duhen këshillat e të  dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk I  duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës . Nuk I duam këshillat  e atyre që burgosën komandanin  legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që  sot kundërshtojnë  vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli  nuk I lejoi  ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’,  Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa  veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj

Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviqit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër  ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive  qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.

Është strehuar Arkani në Shqipëri? Përgjigjet Berisha

Pjesë nga Intervista

Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?

Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.

Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës

Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?

Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..

Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura