Përplasja e tregtarëve të duhanit me policinë, Basha: Regjimi i Ramës është vidh buxhetin, bjeru njerëzve

Jul 29, 2015 | 21:18
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes së disa tregtarëve të vegjël të shitjes së duhanit me Policinë e Shkodrës, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e kontrabandës së cigareve në vend.

Komenti i Lulzim Bashes ne "Facebook"
Komenti i Lulzim Bashes ne “Facebook”

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Basha ka shkruar se forcat e policisë që u përballën me qytetarët në lagjen “Rus” në Shkodër, ishin nxitur nga Kryeministri.

“Zuzarët e Ramës iu versulën fshatarëve të drobitur jo për të mbushur arkën e shtetit por për të mbrojtur interesat e klienteve të tyre kontrabandistë. Sepse me urdhër e dijeni të Edi Ramës po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që ju ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milion dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar – qershor. Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës e Ilir Metës”,-ka shkruar Lulzim Basha në “Facebook”.

Më herët, për këtë ngjarje reagoi edhe deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli, duke thënë se forcat e policisë dhunuan edhe median në aksionin ndaj tregtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura