Përplasen dy makina, plagoset lehtë një person! Pamjet e aksidentit

Apr 18, 2021 | 22:03
SHPËRNDAJE

Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Labinot Fushë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur lehtë një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura