Përpara Metës, Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni”, Rama tregon pse u tërhoq maxhoranca për shkarkimin e Presidentit: “Uji” i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë, por ne…

Jul 27, 2020 | 12:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha sot nga foltorja e Kuvendit, se raporti i Komisionit Hetimor nuk rekomandon shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta, duke iu referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias.


Sipas shefit të qeverisë, ky raport i Venecias, është pikë referimi për të marrë masa që as presidenti aktual, as të tjerë pasardhës të mos bëjnë “ato që bën ky president, apo mund të bëjnë në shembullin e keq të këtij”.

Sipas Ramës, “uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin, por ka nxjerrë në pah të gjithë shkeljet, që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për ti sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës, se kjo është e vërteta dhe këtë e dinë të gjithë”.

Duke folur per zgjedhjen e Presidentit Meta ne krye te shtetit, Rama kujtoi per te gjithe “ata qe harrojne qysh në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm më të mirin që mund të kishte zgjedhur opozita, PD, pa parë që ai do të ishte aq i mirë për opozitën sa do të bëhej i keq për vendin me akte vandale ndaj kushtetutës”.

“Dikush këtu tha diçka që e thonë edhe të tjerë, që ne e zgjodhëm presidentin, por të gjithë ata që e thonë këtë harrojnë se Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe të tonat, që nuk i kishim votat për të zgjedhur presidentin, këtë e harrojnë dhe qysh në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm më të mirin që mund të kishte zgjedhur opozita, PD, pa parë që ai do të ishte aq i mirë për opozitën sa do të bëhej i keq për vendin me akte vandale ndaj kushtetutës dhe akte nëkundërshtim të plotë me traditën e asaj zyre nga të tjerë që vinin nga rrugë të ndryshme të jetës por që asnjëherë nuk shkuan përtej kornizës kushtetuese.

Përpara Metës, Bujar Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni, nëse e ndajmë Nishanin në dy pjesë në atë të statuseve pa frena dhe në Nishanin e firmave si president, ai i statuseve ishte sekëlldi për kushtetutën dhe shoqerinë, ndërsa ai i firmave si president ishte absolutisht ne rregull me kushtetutën”, tha Rama.

Deklarata e Ramës:

Komisioni i Venecias ka nënvizuar jo një, por një sërë shkeljesh të presidentit të Republikës.

Sa për dijeninë duaj që këndoni por nuk lexoni, pa lexuar atë për të cilët kënduar. Janë të shkruara e zeza mbi të bardhë një seri shkeljesh të bëra nga Presidenti, të cilat flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për tja nënshtruar këto shkelje, një komisioni hetimor të posacëm parlamentar, që ka bërë një punë voluminoze e ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse bazuar mbi të gjithë analizën e raportit të Venecias, e të gjitha gjetjet përkatëse lidhur me veprimtarinë e Presidentit në ato drejtime për të cilat ne kemi parë të arsyeshme të hyjmë në këtë proces.

Por edhe mnë këtë rast duan t’u them gjithë shqioptarëve është një tejtër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh e gjithckaje që thuhet gabimisht, ose keqdashësisht për ne.

Ne e kemi lexuar me shumë vëmendjen Venecian e nuk e kemi konsideruar ndonjëherë këtë komision si një aneks të punës sonë, por si pikë referimi.
Kemi parë me shumë vëmendjen konkluzionet e Venecias, që nuk na rekomandon të shkarkojmë, por të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thejsht të këtij, por të cdo presidenti që në një republikë parlamentare s’mund të bëjë as këto që bën ky presidenti, apo as ato që bazuar në shembullin e keq të këtij, të tjerë në radhë mund të bëjnë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura