Përmbytjet/ ‘Ministrat e korruptuar grabitën 1 mld $, ekspertët e huaj po i hetojnë. Pse gënjen Rama?’

Dec 4, 2017 | 18:47
SHPËRNDAJE

Pas përmbytjeve ku pasojat ishin të rënda ka reaguar dhe avokati Spratak Ngjela. Me anë të një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se përmbytjet hodhët të gjitha urat e korrupsionit, shemben të gjitha rrugët e korrupsionit.

Sipas tij  kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë; dhe shton se provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë.

ngjela te denisi

Postimi i plotë

Përmbytja i hodhi të gjitha urat e korrupsionit;

Që të gjitha argjinaturat e korrupsionit;

Ajo i shkatërroi të gjitha rrugët e korrupsionit.

Por ajo iu tregoi shqiptarëve se, kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë; provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë.

Të gjitha do të hetohen. Madje janë në hetim me fakte nga ekspertët e huaj.

Po Rama pse gënjen pikërisht për këtë?

Së është një i korruptuar që ka mendjen e një fëmije.

Pse, nuk e shihni çfarë gënjeshtari fëminor është, kur, pa asnjë lloj kalkulimi, thotë që: ” po të mos isha unë, Edi Rama, dëmet do të ishin shumë më të mëdha”.

Vetëm një 12 vjeçar e ka këtë kurajë injorantësh për të folur kështu.

Mbani mend një gjë:

Çdo fatkeqësi natyrore do t’ iu japë shqiptarëve provat e grabitjes së qeverive që i kanë qeverisur dhe kësaj që po e qeveris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura