“Përçohen vlera të veçanta në botën e sotme të trazuar”, Ruçi uron besimtarët bektashinj për Ditën e Ashures

Aug 19, 2021 | 10:31
SHPËRNDAJE

ruci

Kryeparlamentari në largim, Gramoz Ruçi ka uruar besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures.

Në mesazhin e tij, Ruçi thotë se besimtarët bektashinj nëpërmjet kësaj feste përçojnë mesazhe miqësie e soliddariteti.

Mesazhi i Gramoz Ruçit:

Dita e Ashures është një ndër ditët që shënojnë shfaqjen e virtyteve më të mira të bektashinjve; është një sintezë e vlerave njerëzore; një simbol i bashkimit dhe përpjekjeve për të kontribuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve. Nëpërmjet kremtimit të kësaj feste, besimtarët bektashinj u dërgojnë të gjithë kombeve e popujve një kumt miqësie dhe solidariteti; për të respektuar dallimet dhe diversitetin; për të ndarë bashkarisht gëzimet dhe dëshpërimin, të mirën dhe të keqen, përfitimet dhe përgjegjësitë, arritjet dhe mundimet, pasurinë dhe skamien, bekimet dhe vështirësitë e jetës së përditshme.

Vlerat bektashiane marrin vlera të veçanta në botën e sotme të trazuar edhe nga konfliktet etnike e fetare. Drita dhe mësimet e paqta të besimit u kundërqëndrojnë ekstremistëve, terroristëve dhe forcave të errësirës. T’i lexojmë të gjithë këto mësime të Bektashizmit! ”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura