Përballja e parë pas puçit/ Çfarë pritet nga takimi Merkel-Erdogan

Feb 2, 2017 | 9:56
SHPËRNDAJE

Angela Merkel takon sot presidentin Erdogan në Ankara. Që para vizitës në Turqi ka pasur mjaft reagime. E forcon Merkeli me këtë vizitë Erdoganin autokrat apo ajo do të dëgjohet si zëri i demokratëve?

China G20 Merkel und Erdogan (picture alliance/AA/M. A. Ozcan)

Në këtë udhëtim kancelarja Merkel ka një barrë të rëndë me vete. Edhe vëmendja e mediave botërore është e sigurtë gjatë vizitës së saj të enjten (02.02)  në Ankara. Ky është udhëtimi i parë i Merkelit nga puçi ushtarak më 15 korrik.

Që atëherë presidenti Erdogan e ka rimodeluar shtetin turk në mënyrë autokratike. Dhjetëra mijëra politikanë nga opozita, gazetarë, prokurorë e qytetarë të zakonshëm u arrestuan. Akuza që dëgjohet gjithmonë: Të prekurit kanë qenë pjesëmarrës në puçin ushtarak.

Qeveria turke bën përgjegjëse për puçin, lëvizjen Gylen, ndërkohë që hedh poshtë kritikën ndërkombëtare. Përkundrazi ajo akuzon Gjermaninë, se nuk po tregon solidaritet në luftën kundër terrorizmit, siç e kupton pala turke. Sipas qeverisë turke, Gjermania ofron një territor tërheqjeje për partinë punëtore kurde, PKK, që kërkon të mbledhë fonde dhe luftëtarë.

Sevim Dagdelen MdB Die Linke (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Sevim Dagdelen

Opozita i trembet vizitës së Merkelit – mund të përdoret për fushatë

Një vizitë në kohë jo të mira. Politikanët opozitarë e kritikojnë atë. Deputetja gjermane e së Majtës, Sevim Dagdelen thotë për Deutschlandfunk se prania e kancelares para referendumit të planifikuar mund të shihet si mbështetje për presidentin turk. Edhe politikanja e Gjelbër, Claudia Roth mendon se kjo vizitë i kujton asaj vizitën e Merkelit në 2015, atëherë Erdogan e përdori atë si një platformë të mirëseardhur për fushatën zgjedhore, thotë Roth për agjencinë e lajmeve, dpa. Nëse Merkel hesht për shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi, atëherë ajo i sinjalizon Erdoganit, se ai mund t’i bëjë presion Europës me hapjen e kufijve për refugjatët. Marrëveshja e BE-së me Turqinë për refugjatët e ka reduktuar ndjeshëm numrin e refugjatëve në Greqi.

Berlin Regierungssprecher Steffen Seibert (picture-alliance/AA/M. Kaman)Zëdhënësi Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert i ka hedhur poshtë kritikat ndaj vizitës së kancelares Merkel. “Çdo ide se me këtë vizitë lidhet ndonjë pozicionim i kancelares lidhur me referendumin e pritshëm turk është absurde.” Sipas zëdhënësit Seibert “pikërisht në këto kohë, kur na duhet të flasim për gjendjen në Siri, ku ekzistojnë çështje bilaterale, ku na duhet të flasim për marrëdhënien e Turqisë me Europën, është mjaft e rëndësishme të zhvillosh bisedime.”

Kërkesat për azil kthehen në çështje politike

Së fundmi u bë e ditur, se 40 oficerë turq kanë kërkuar azil pas përpjekjes për puç në Turqi. Oficerët e stacionuar në bazat e NATO-s i tremben një keqtrajtimi, në rast të kthimit në Turqi. Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik është shprehur se nëse këto kërkesa për azil do të pranohen, “kjo do të përbënte një problem serioz.” Ndërsa qeveria gjermane bëri të ditur, se procedurat e azilit do të zhvillohen si zakonisht. Nëse kjo përgjigje është e kënaqshme për Turqinë, nga kjo përcaktohet ndër të tjera edhe suksesi i vizitës së Merkelit në Turqi.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura