Për pak orë nisin reshjet, sinoptikantët nxjerrin hartën: Lumenjtë që do kenë më shumë prurje

Feb 9, 2018 | 13:19
SHPËRNDAJE

Reshjet e shiut vijne serish sot pasdite dhe neser, teksa sipas IGJEUM, lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE NGA IGJEUM

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e premte, dt.09) dhe nesër (e shtunë, dt.10) lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :
——————————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.09) priten reshje të dobëta, ndërsa nesër (e shtunë, dt.10) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve, përjashtuar 3 qarqet e jugut, ku ato do të jenë mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 700m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13
në vendet e ulëta: 6 / 14
në vendet malore: 1 / 6 °C.

ERA
Sot (e premte, dt.09) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e shtunë, dt.10) do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pjesës së parë të ditës, por, më pas, duke u forcuar deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje.
Për më shumë:

27657553_995745110579335_5121727024807267295_n 27858651_995745103912669_3112936723408805506_n 27544614_995745113912668_1393485578287788272_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura