Pensionet, rritja për ushqime, ujë dhe drita

Mar 10, 2017 | 16:01
SHPËRNDAJE

Qeveria vendosi të rriste me 3 për qind të gjitha pensionet. Nga 1 marsi, përfituan shtesën e re 647 mijë pensionistë, prej të cilëve 481,400 janë pensione qyteti, rreth 145,100 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 20,500 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, indeksimi i pensioneve u bazua në një skemë të re. Qeveria për herë të parë llogariti shportën e konsumit të pensionistit. Kjo shportë parashikon se sa para konsumojnë pensionistët për ushqime, sa për drita dhe sa për shpenzime të tjera të nevojshme, si ilaçe, kafe apo mirëmbajtje shtëpie.

750x405670330-nn_1487832759-4063376

Nga shporta e re, të cilën gazeta po e boton sot, duket qartë ndryshimi me konsumin e qytetarëve të tjerë në gjendje pune. “Krahasuar me strukturën e përgjithshme të mallrave, struktura e shportës së pensionistëve ka disa ndryshime thelbësore. Ajo nuk parashikon shpenzime për shërbimin arsimor. Grupi ‘ushqime dhe pije joakoolike’ përbën 58.8% të nevojave kudrejt 36.1% që përfaqëson ky grup në shportën e përgjithshme.

Ka një ndryshim thelbësor në ulje edhe në grupin ‘pije alkolike e duhan’, apo në grupin ‘veshje dhe këpucë’”, thuhet në relacionin e qeverisë. Në bazë të kësaj skeme të re, u vërtetua nga INSTAT se rritja e çmimeve të konsumit për pensionistët gjatë vitit 2016 ishte 3%. Po kaq u indeksuan edhe pensioniet.

“Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15,164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26,528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9,802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15,164 lekë në muaj”, theksohet në vendimin e qeverisë.

Shtesa, sipas përllogaritjeve për pensionet minimale, është 379 lekë/muaj, ndërsa për pensionet maksimale 758 lekë/muaj.

SI SHPENZOHEN PARATË

Gazeta po bën sot llogaritë se si i shpenzon paratë një pensionist me pension minimal dhe një pensionist me pension maksimal. Kështu, pensionistët konsumojnë 58.8 për qind të pensionist për ushqimet.

Një pensionist me të ardhura minimale konsumon 8916 lekë në muaj për t’u ushqyer, ndërsa një pensionist me pension maksimal 15598 lekë në muaj. Zëri i dytë që merr më shumë para, është ai i energjisë dhe ujit me 12.5%, ku për një pensionist me të ardhura minimale shkon në 1895 lekë në muaj, deri në 3316 lekë në muaj për pensionistët me të ardhura maksimale.

Konsumi më i ulët është për “argëtim dhe kulturë” me vetëm 1 për qind. Një pension me të ardhura minimale konsumon 151 lekë në muaj për argëtim dhe kulturë, ndërsa një pensionit me të ardhura maksimale, 265 lekë në muaj. Edhe për kafe e restorante shpenzimet janë shumë të ul- ëta, vetëm 4.2 për qind.

Rreth 636 lekë në muaj, ose rreth 20 lekë në ditë konsumojnë pensionistët me të ardhura minimale për kafe, ndërsa për ata me të ardhura maksimale shpenzimet e kafesë shkojnë në 1114 lekë në muaj. Në tabelë janë të gjithë zërat e konsumit, bashkë me llogaritjen e konsumit për çdo kategori.

ekonomi

5

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura