“Të pyetesh 7 orë në SPAK harron çfarë ke bërë 10 vite në bashki”- Indrit Sefa tregon eksperiencën personale në Prokurorinë e Posaçme: Ishte e tmerrshme!

Apr 30, 2024 | 21:48
SHPËRNDAJE

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa ka treguar një eksperiencë personale të paraqitjes së tij në SPAK.

sefa1

I ftuar në emisionin “Open” në News24 teksa po diskutohej për marrjen në pyetje të Erion Veliajt, Sefa tha se të pyetesh për 7 orë në SPAK harron çfarë kë bërë 10 vite në bashki.

Ai tha se ka qenë një herë në SPAK, ku ndjesia ka qenë e tmerrshme dhe pështjelluese.

Eni Vasili: Sefa ke shoqërua ndonjë luan atje që ka dalë si mace?

Indrit Sefa: Patjetër, unë po ju them një eksperiencë personale. Na dërgoi SPAK kërkesë PD për të bërë deklarime në lidhje me kallëzimin që ka bërë PD për check up. PD me caktoi mua si person që isha i autorizuar për të dhënë përgjigje. Ndjeva një ndjesi të jashtëzakonshme, e tmerrshme. Vetë situata të krijonte një pështjellime  të jashtëzakonshme, Një ambient i mbyllur i vogël. Ndjenjë ankthi, duhet të jeni vetë që ta provoni. Është rëndësia dhe pesha specifike ligjore që të krijon këtë ndjesi, jo njerëzit aty janë juriste profesionistë. Fakti që zotëria ka ndenjur 7 orë nuk është pak. Të merresh 7 orë në pyetje harron çfarë ke bërë 10 vjet në bashki.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura