“Le t’i fikin dritat dhe mikrofonët, ne nuk do të ndalemi”- Tubimi para Bashkisë/ Teliti: Forcën e protestës demokratike s’ka ushtri e polici që ta ndalojnë

May 21, 2024 | 12:01
SHPËRNDAJE

 

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teleti ka reaguar pas fikles së dritave gjatë protestëes para Bashkisë.

teliti

Ai u shpreh se pavarësisht fikjes së dritave dhe mikrofonëve, që u pasua me hedhjen e bombave molotv nga protestuesit, tubimi nuk do të ndalet.

Teliti theksoi se forcën e protestës demokratike s’ka ushtri e polici që ta ndalojnë.

“Le ti heqim dritat, por ta harrojnë, protesta nuk do të ndalojë kurrë që hiqni mikrofonat e dritat. Ju përfaqësoni diktaturën, nuk doni demokracinë.

Kjo bashki merr 800 mijë euro taksa e tarifa nga qytetarët, i vjedh me 5D, inceneratorët për të blerë zgjedhjet.

Ju po i merrni të ardhmen Shqipërisë, Tiranë dhe Shqipëria duhet të jetë në këmbë deri në largimin tuaj nga zyrat të mbyllura me zinxhirë, nga këto zyra që kushdo mund të hyjë përveç të zgjedhurve vendor. Largimi juaj është domosdoshmëri, këta qytetarë që mblidhen këtu nuk protestojnë vetëm për veten, por për të gjithë shqiptarët, për emigrantët që i kanë largua nga Shqipëria, kundër oligarkëve.

Protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë, ndonëse do të jetë e gjatë, ndonëse mundohemi që me mjete demokratike një ditë do tia dalim.

Nuk kemi asgjë me policët por me shefat tuaj, me drejtorët tuaj, me ministrat tuaj.

Të qëndrojmë të fortë, të bashkuar, forcën e protestës demokratike nuk ka ushtri as polici që ta ndalojnë, Do të jetë një ditë që ushtria dhe policia do të protestojnë sepse ne jemi me të drejtën”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura