Pendarovski: Greqia do ta respektojë marrëveshjen për emrin

Jul 18, 2018 | 10:49
SHPËRNDAJE

Koordinatori Kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Greqia nuk do ta shkelë marrëveshjen për çështjen e emrit dhe se do të respektojë atë.

pendarovski

Marrëveshja, siç tha Pendarovski në intervistën për Kanal 5, është edhe për interesat kombëtare të Greqisë, por tha se kontesti që nga fillimi ka qenë asimetrik dhe se është kërkuar ndryshimi i emrit të Maqedonisë.

Pendarovski tha se historia e Maqedonisë nuk na ka mësuar se në Greqi ka njerëz që e konsiderojnë veten si maqedonas, dhe nuk janë ata që flasin gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi.

“Historia jonë nuk na mësoi se në Greqi ka pasur maqedonas të ndryshëm nga ato që flasin gjuhën maqedonase. Duhet ta respektojmë nëse dikush e konsideron veten si maqedonas. Ky është shtet multi-etnik. Institucionet shtetërore në Maqedoni të këtilla nuk mund të etnikohen”, tha Pendarovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura