PD: Tahiri zmadhon skandalin, ndan makinën me kushërinjtë trafikantë

Sep 25, 2015 | 13:09
SHPËRNDAJE
Thellim të mëtejshëm të skandalit e ka quajtur Partia Demokratike argumentimin që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha për automjetin, që e ka vënë në qendër të akuzave për trafikun e drogës.

alibeaj 
Në një deklaratë për media, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj duke iu referuar deklaratës se djeshme të Tahirit tha se ministri pranoi se makina e trafikut të drogës, taksia me imunitet, AA003GB, është pronë e tij dhe përdoret herë nga ai, herë nga kushërinjtë e tij habilaj.

“Pra ai e ndan makinën, si ministër i brendshëm që është, me një grup kriminal, të njohur mirë nga policia, të mbajtur nga policia nën vëzhgim, si trafikantët më të rrezikshëm të drogës në Jug. Duke nxjerrë alibi të reja, sa herë del në televizion ka një variant të ndryshëm për implikimin e tij, Tahiri mbrëmë u mundua të mbrohej duke thënë se habilajt i paska kushërinj të largët. Po, aq të largët, sa u lë makinën personale që ata të mos ndalohen nga policia e të kalojnë edhe në pikat e kalimit kufitar, dhe kur ata të mos kenë punë, makinën e drogës e merr sërish Saimiri”- tha Alibeaj.

Sipas tij, duke u shfaqur vete ne timon, Tahiri, u tregon policëve e strukturave të tjera që të rrinë larg kësaj makine, larg këtij grupimi kriminal, larg bandës së tij të drogës.

“Skandali i Tahirit po zmadhohet çdo ditë me alibitë që ai prodhon, dhe çdo variant që nxjerr është një krim i ri. Deri mbrëmë, ai mbrohej duke thënë se ka shitur makinën në të zezë, ka fshehur pasurinë. Pra ka bërë një krim më të lehtë se sa përfshirja direkte në trafikun e drogës. Por mbrëmë e pranoi vetë se e ka përdorur sërish narko-taksinë, AA003GB, edhe pse e paska shitur, duke u vetëdenoncuar si i implikuar në trafikun kriminal”- tha Alibeaj.

Ne emer te PD-se, ai theksoi se nuk ka më asnjë shteg shpëtimi për Saimir Tahirin, duke përsëritur thirrjen për doreheqje dhe apelin drejtuar prokurorisë për hetim të plotë e të pandikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura