PD prezanton kandidatin për Bashkinë Vlorë, Tahiri i PDIU në krah të Bashës

Apr 22, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë, Genc Deromenën, i cili do të garojë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

Tahiri i PDIU në krah të Bashës gjatë prezantimit të kandidatit të Vlorës

“Do të punoj për të rikthyer qytetarinë vlonjate”, tha kandidati i PD.

Deromema do të garojë për Bashkinë e Vlorës në përballje me Dritan Lelin, kandidatura e shpallur nga Partia Socialiste.

Gjatë prezantimit të kandidaturës së Deromenës, u vu re prania e deputetit të PDIU Dashamir Tahirit në krah të Lulzim Bashës. PDIU pak ditë më parë shpalli koalicionin me PS. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura