PD nxjerr foton: Edi Rama po përgatit zgjedhjet me ‘ekspertin’ Arben Ndoka

Jul 17, 2018 | 19:31
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka bërë publike në profilin e saj të Facebook, një foto ku shihen dy deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia si dhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

“Rama nuk heq dore jo. E di qe pa njerez me “vlera” te vecanta ka zero shanse te fitoje zgjedhje. Prandaj ka nisur ti therras ku jane e ku sjane edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashte sistemit”, ka shkruar ajo.

Ky reagim vjen pak pas konferencës së mbajtur nga Rama dhe Hahn, në kuadër të rrugës për çeljen e negociatave.37271728_2113028282101900_8877364897348845568_n

Postimi i plotë:

“Po pergatiten per zgjedhjet e rradhes me “ekspertin zgjedhor” Arben Ndoka!!!

Rama nuk heq dore jo. E di qe pa njerez me “vlera” te vecanta ka zero shanse te fitoje zgjedhje. Prandaj ka nisur ti therras ku jane e ku sjane edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashte sistemit.

P.S: Besoj se kjo foto ne diskutimin me Hahn e sjell Shqiperine me afer Evropes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura