PD nis procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të FRPD: Synojmë rifreskimin e strukturave në të gjitha nivelet! Ja kriteret për kandidaturat

Dec 28, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Ka nisur procesi i zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Orjela Nebiaj në një deklaratë shprehet se zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me statutin ku do të synohet gjallërimi i veprimtarisë politike të FRPD-së.

orinebiaj

Më tej ajo shprehet se këto zgjedhje, do e bëjnë FRPD-në të hapur për anëtarësime të reja.

“Në mbështetje të Nenit 46 Pika 2, Neni 58 Pika 1 dhe 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në zbatim të urdhërit nr 133 dt. 05.11.2021 të kryetarit të PDSH, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD, Grupi Qëndror i punës udhëzon: Nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit te vlerave që mbrojnë interesat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.  Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së” – tha Nebiaj.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022.

Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpëmjet aplikimeve:

1.Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në [email protected].

3.KRITERET PËR KANDIDATURAT

Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal tip që i bashëkëngjitet këtij udhëzimi shoqëruar me kopje të vërtetuara të dokumentave dëshmuese si dhe një Letër Motivimi, jo më shumë se 500 fjalë.

  • Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
  • Të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale)
  • Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
  • Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor në FRPD
  • Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç

Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qëndror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

© Panorama.al

Te lidhura