PD e PS bëjnë fajtore njëra- tjetrën për vdekjen e Lirak Bejkos

Nov 3, 2012 | 13:08
SHPËRNDAJE
Nga greva e ish te burgosurve

TIRANE-  Vdekja e ish të dënuarit politik, Lirak Bejko ka nxituar reagimin e formacioneve politike në vend. Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë akuzuar njëra- tjetrën si shkaktare të kësaj tragjedie me këtë shtresë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PD akuzoi kreun  Partisë Socialiste, Edi Rama si organizator të grevës së urise, për qëllime politike, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e Lirak Bejkos do shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës.

Nga ana tjetër, pak minuta më vonë kryetarja e grupit të punës për të përndjekurit për Programin e PS, Keti Bazhdari tha se tragjedie mund të ishte shmangur shumë lehtë, nëse qeveria e kryeministri do të kishte bërë gjestin më elementar për një shtet që pretendon të jetë demokratik: të ulej e të dialogonte.

“Lirak Bejko u nda nga jeta duke u bërë shqiptari i 31 që humb jetën për shkak të arrogancës dhe degradimit moral të pushtetit të Sali Berishës. Gruaja dhe fëmijët e tij i bashkohen sot listës së gjatë të grave të lëna vejusha e të fëmijëve të lënë jetim nga ky pushtet e ky kryeministër.”- thuhet në deklaratën e PS-së.

PD kërkon nga organet e  drejtësisë të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota. Sipas zëdhënëses, kryeministri i vendit ka porositur të merren masa për të ndihmuar kthimin e trupit në shtëpi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura