PD i publikon siguracionin: Makina e drogës është në emër të Sajmir Tahirit

Sep 22, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike publikoi sot një tjetër document që sipas saj vërteton se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk e ka shitur makinën e tij.

Deputeti Strazimiri sot ne konference per shtyp
Deputeti Strazimiri sot ne konference per shtyp


Deputeti Gent Strazimi nxorri në një konferencë shtypi siguracionin e makinës për këtë vit që figuron ende në emër të Tahirit.

“Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri. Mjafton ky mashtrim, ky deklarim i rremë, që Saimir Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale. Por ai është krenaria e Edi Ramës”, u shpreh Strazimiri në daljen para mediave.

Sipas tij “edhe tani që flasim, ky njeri që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit. Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar”.

Polica e sigurimit te makines per vitin 2015-2016 qe tregon se makina e trafikut, AA003GB eshte prone e Saimir Tahirit
Polica e sigurimit te makines per vitin 2015-2016 qe tregon se makina e trafikut, AA003GB eshte prone e Saimir Tahirit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura