PD dorëzon listat e reja në KQZ/ Ndryshon renditja e disa kandidatëve, të tjerë eliminohen nga gara (EMRAT)

Mar 16, 2021 | 19:41
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka ridepozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e re të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ku vihen re ndryshime në renditje, apo heqja nga gara e disa personave. 

rama-basha-kqz

NDRYSHIMET NË TIRANË

Ajo që bie në sy në qarkun e Tiranës është fakti që është hequr Gazmend Koduzi, vendin e të cilit e ka zënë Dorian Teliti që zhvendoset nga vendi i 26-të në vendin e 23-të. Në listën e re futbollisti i Tiranës Gentian Muça shkon në pozicionin e 26-të në listë.

Deputeti Korab Lita, i cili iu bashkua selisë blu, ngrihet një vend më lart në renditje, nga nr. 34 në nr. 33 të listës së kryeqytetit. Ndërkohë vendin e Litës me nr. 34 e zë Lediana Fratari. Asllan Dogjani kapërcen nga vendi i 36 në vendin 35, duke zëvendësuar Rivelino Çunin, që ishte përfaqësues i komunitetit rom me partinë për Evropianizim dhe Integrim.

NDRYSHIMET NË DURRËS 

Në Durrës është hequr nga lista Riselda Kalia, ndërkohë që vendin e saj e zë Merita Dakovelli, e 15-ta listën e qarkut. Artion Bajramaj zbret nga vendi i 17-të në vendin e 19-të dhe vendin e tij e zë Armand Brahimaj.

NDRYSHIMET NË SHKODËR 

Në Shkodër ka një “rrokadë” mes dy kandidatëve të FRD-së ku Astrit Kuçi i zë vendin Fatlum Nurjas, në pozicionin e 16-të. Po ashtu është shtuar një kandidat nga PDIU, Liljan Idrizaj në vendin nr.19. Po ashtu i bashkohen listës edhe dy emrat që gjendjen në vendin 20 dhe 21, Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi.

Kujtojmë që KQZ u ktheu gjashtë ditë më parë 6 partive politike, mes të cilave edhe Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dokumentet e listës së kandidatëve për t’i korrigjuar.

TIRANA, LISTA E RE E PD

Lista e re e PD për Tiranën
Lista e re e PD për Tiranën

Lista e re e PD për Tiranën 2

TIRANA, LISTA E VJETËR E PD 

Lista e vjetër për Tiranën
Lista e vjetër për Tiranën
Lista e vjetër për Tiranën
Lista e vjetër për Tiranën

FIER, LISTA E RE E PD 

Fier 2

 SHKODËR, LISTA E RE E PD 

Shkoder 1

Shkoder 2

 ELBASAN, LISTA E RE E PD 

Elbasan

Elbasan 2

DURRËS, LISTA E RE E PD 

Durres 1

Durres 2

VLORË, LISTA E RE E PD 

Vlore 1

KUKËS, LISTA E RE E PD 

Kukes 1

KORÇË, LISTA E RE E PD 

Korce 1

Korce 2

GJIROKASTËR, LISTA E RE E PD 

Gjirokaster 1

BERAT, LISTA E RE E PD 

Berat 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura