Patozi, Bregu dhe Bode, si e kujtuan Sokol Olldashin miqtë ish-deputetë të PD-së pesë vjet pas aksidentit fatal

Nov 21, 2018 | 21:01
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta u përkujtua përmes një ceremonie, ku morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij.

GJATE CEREMONISE PERKUJTIMORE
GJATE CEREMONISE PERKUJTIMORE

Pa dashur të gërvishtim akoma më shumë dhimbjen dhe mungesën e njeriut të tyre të dashur, prindërit dhe fëmijët e ish-ministrit të Transportevevendosën ta përkujtonin përmes tufave me lule dhe një takimi me ish-kolegët e tij në PD, njeriun e tyre të dashur. “Panorama” ka siguruar foto nga ceremonia e zhvilluar në Varrezat e Sharrës, ku miq dhe bashkëpunëtorë të afërt tëSokol Olldashit kanë nderuar kujtimin e tij.

varreza-olldashi

Pjesë e ceremonisë së zhvilluar në kujtim të Olldashit kanë qenë ish-deputetët Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Igli Cara, Mesila Doda dhe Keltis Kruja. I vetmi që ka mbajtur një fjalëfalënderimi në ceremoninë përkujtimore të Sokol Olldashit ishte djali i tij, i cili mësohet të ketëshprehur mirënjohje për miqtë e babait të tij që e kujtojnë dhe i kanë qëndruar pranë familjes në këto vite të vështira.

REAGIMET

Përpara se të vendosnin buqetat me lule në pllakën përkujtimore të Olldashit, miqtë e ish-deputetit të PDsë, përmes reagimeve publike kujtuan kolegun e tyre duke mos i fshehur rezervat për reagimet zyrtare të PD-së. “Janë ca njerëz në këtë botë, që nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë e bëjnë këtë edhe me të vdekurit. Dhe mendoj se kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen. Nuk është pak t’u heqësh atyre mundësinë që të vijnë e të bëjnë sikur qajnë te varri. Madje, duke mos pritur që të mbushet edhe viti tamam, por një ditë përpara, sikur të ishte festë”, shkruan Patozi.

varreza-olldashi1
Doda dhe Bode, dje në Varrezat e Sharrës

Ndërsa ish-deputetja Bregu, në një reagim për 5-vjetorin e ndarjes së Olldashit nga jeta kujton lidhjen që ai ka pasur me miqtë e tij. “Kur të gjithë janë një dhe një janë të gjithë. Të jesh shkëmbi dhe të mos rrokullisesh”, shton Bregu. Ndërkohë, ish-deputetja Mesila Doda kujton se ikja e mikut të saj ishte një keqkuptim.

“U bënë 5 vite pa ty shok…sa më shumë kohë kalon, aq më shumë dëgjoj njerëz të thonë… sikur të ishte gjallë… Kam menduar gjithmonë që ikja jote e pakohë ishte keqkuptim, gjithçka do ishte ndryshe e më mirë në këtë botë nëse një njeri si ti do ishte ende”, shkruan Doda. Ish-deputeti i PD-së në Durrës, Igli Cara, kujtoi telefonatën e 5 viteve më parë me Olldashin, e cila do të rezultonte edhe komunikimi i fundit për ish-ministrin e Transporteve, pasi u përfshi në një aksident në dalje të tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan.

varreza-olldashi2

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka kujtuar përmes një postimi në”Twitter” ishdeputetin demokrat Sokol Olldashi. Basha kujton se në jetën e tij të shkurtër, Olldashi preku shumë jetë dhe ndihmoi shumë ëndrra. “Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan në postimin e tij Basha.

varreza-olldashi3

AKSIDENTI

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik. Olldashi po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës me automjetin e tij tip “Mercedez Benz S”, me targë AA 003 NH. Kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në shtëpi, makina e drejtuar prej tij rrëshqiti dhe përfundoi në humnerë në anën e djathtë të rrugës.

Aksidenti tragjik ndodhi pranë Lapidarit të Krrabës në orën 21 e 18 minuta. Ky është orari kur deputeti demokrat Igli Cara i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës, duke i lajmëruar që të shkonin në vendngjarje pasi Olldashi ishte aksidentuar.

Sipas ekspertizës së kryer në vendngjarje, makina e ish-deputetit Olldashi ka rrëshqitur për rreth 100-150 metra, duke marrë përpara dy shufra të sinjalistikës rrugore në anën e djathtë të rrugës dhe më pas gomat e krahut të pasagjerit kanë dalë jashtë rruge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura