Pas suksesit me ‘Nallane’, Flori Mumajesi dhe Arilena Ara, gati për hitin e rradhës

Nov 15, 2019 | 11:52
SHPËRNDAJE

Bashkëpunimi i parë muzikor mes Arilena Arës dhe Flori Mumajesit me këngën ‘Nallane’, mbeti në mendjen e të gjithëve dhe pati shumë sukses pasi kënga vazhdon të dëgjohet ende.

Pas dy viteve, po përflitet se këgëtarët do të bashkëpunojnë për një tjetër projekt muzikor i cili me siguri do të kthehet në hit.

Arilena dhe Flori kanë pozuar në studio fotografie me foto bardh e zi dhe kjo na le të kuptojmë se po realizojnë foto-coverin për këngën e tyre të re.

Ndërkohë ka qenë Flori që ka lajmëruar më publikimin e dy këngëve të reja. Njërën e publikoi, e cila ishte ‘Thjesht të du’. Na mbetet të presim këngën tjetër e cila me siguri do të jetë bashkëpunimi me Arilenën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura