Pas sherrit me Gardën, Lubonja ‘shpërthen’ kundër Ramës: Injorancë e arrogancë

Apr 29, 2016 | 15:16
SHPËRNDAJE

Pasi nuk janë lejuar që si përfaqësues të Shoqërisë Civile të jenë pjesë e dëgjesës së kryeministrit Rama për prezantimin e projektit të stadiumit “Qemal Stafa”, analisti Fatos Lubonja ka “shpërthyer” në akuza për mungesën e transparencës, dhunës, injorancës dhe atë që e cilësoi ‘mungesë diplomacie për një politikan’.

Fatos Lubonja
Fatos Lubonja

“Nuk na lejojnë të hyjmë e të shohim projektin, jo vetëm që është bërë në mënyrën skandaloze, bëhet fakt projekti, pa u diskutuar me publikun, kundër edhe ligjeve të shtetit, se është monument kulture aty, sot marrim vesh që zonja që duhet të firmoste nuk ka firmosur, e ka bërë projektin me dhunë, projekti”- tha Lubonja.

Sipas Lubonjës, edhe bodiguardët e Enverit nuk vepronin në këtë mënyrë. “Bashkohet injoranca, arroganca, mungesa e cdo lloj diplomacie për një politikan, është dhunë e pastër, mos të dalin e të thonë aty pse thotë Berisha rrëmbeni armët, kështu vjen puna kur ti nuk ke asnjë lloj diplomacie për popullin, pse organizon takim me publikun në një objekt privat”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura