Pas ndarjes nga Bora Zemani, Vin Veli thyen heshtjen dhe flet për tradhtinë

Dec 17, 2017 | 23:59
SHPËRNDAJE

Prej disa javësh është folur se çifti i njohur, Vin Veli dhe Bora Zemani, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë.

Deri më tani ata nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë lidhur me këtë vendim duke mos e pranuar por as mohuar.68131-640-0-5a353b906ddfc

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Vini ka qenë i ftuar në “Oktapod” ku ka rrëfyer gjatë për jetën e tij profesionale por edhe atë personale.

I pyetur nga Turi nëse kishte tradhtuar ndonjëherë, Vini u përgjigj se e kishte bërë, por pa dhënë detaje nëse kjo tradhti ka ndodhur gjatë lidhjes me Borën apo më parë.

68137-640-0-5a353cfe280d8

Turi: Raporti me vajzat para se të hynte Bora në jetën tënde, si ka qenë?

Vini: Unë gjithsej kam pasur tre katër lidhje. Unë nuk vlerësoj vetëm pamjen. Duke qenë se kam pasur lidhje të mira nuk kam pasur nevojë për të eksperimentuar.

Turi: I ke rezistuar ti tundimeve, ke tradhtuar ndonjëherë?

Vini: Po sigurisht që kam tradhtuar dhe nuk jam ndjerë mirë. Pastaj jam limituar dhe rezervuar ndaj atyre ndjesive që kam pasur.

Turi: Ti dhe Bora ndodheni në një moment të vështirë, a e kanë transmetuar keq mediat këtë situatë, a kanë abuzuar?

Vini: Jo nuk e kanë trajtuar keq. Mediat duhet të shkruajnë. Dhe mua nuk më pëlqen të fshihem pas aludimeve. Po, kështu ka ndodhur. Jemi ndarë.

Turi: E sheh veten fajtor?

Vini: Faj nuk ka asnjë. Janë rrethanat të tilla. Duke qenë në këto pozita, në këto situata, na kanë çuar deri këtu. Nuk kam asnjë peng.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura