Pas maturantit rezulton pozitive me COVID-19 mësuesja në Gjirokastër, mbyllet klasa e 10-të. Të infektuar edhe dy punonjës të doganës së Kakavijës

Sep 22, 2020 | 9:23
SHPËRNDAJE

Vazhdon saga e infektimeve në Gjimnazin “Siri Shapllo”, në Gjirokastër.

“Siri Shapllo”

“Panorama” ka mësuar se pas një maturanti, i cili rezultoi i infektuar, sot ka rezultuar pozitive edhe mësuesja e klasës së 10-të, e cila është karantinuar në banesë.

Menjëherë është vendosur mbyllja e klasës, nxënëseve i është bërë tampon, si dhe mësuesve.

Po ashtu Gjirokastra të infektuar ka edhe nga institucionet shtetërore. Mësohet se dy persona kanë rezultuar pozitivë në dogana e Kakavijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura