Pas letrës së Brahos për destabilizim, Meta takon Nishanin dhe Idrizin

Sep 29, 2015 | 12:31
SHPËRNDAJE

Pas letrës së Spartak Brahos dje për krerët e shtetit ku ai flet për një skenar të Tom Doshit dhe Dritan Priftit për të destabilizuar vendin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot dy takime larg syrit të mediave.

Takimi sot mes Metes dhe Idrizit
Takimi sot mes Metes dhe Idrizit

Fillimisht ai është takuar me Presidentin Bujar Nishani me kërkesë të këtij të fundit.

Kreu i shteti ishte një prej tre zyrtarëve të lartë që është njohur paraditen e djeshme me përmbajtjen e letrës së Sparak Brahos.

Burimet nga ky takim bejne te ditur se teme diskutimi ka qene ajo per reformen ne Drejtesi.  

Ndërkohë, pas takimit me Nishanin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me Shpëtim Idrizin, kryetar i PDIU-së, me katër deputetë në Kuvend.

Shpetim Idrizi ishte i pari qe pak jave me pare foli ne nje interviste per Gazeten Panorama per zgjedhje te parakohshme. 

“Unë besoj e theksoj se duhet një marrëveshje e re mes të gjithëve ne shqiptarëve, qofshim qytetarë dhe politikanë. Nëse kjo marrëveshje e re kërkon emra, fytyra, stil, përmbajtje dhe frymë të re në qeverisje, atëherë pse jo? Unë jam mirëbesues se Kryeministri Edi Rama e ka të gjithë brendinë e tij politike, intelektuale, shtetërore dhe njerëzore në mbrojtje të këtij parimi madhor, pra, në dëgjimin e zërit të qytetarëve”, deklaroi Idrizi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura