Pas lajmit befasues për ilaçin që po pinte, Trump bën deklaratën e radhës. Ja çfarë thotë

| 16:31
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump mori në mbrojtje vendimin e tij për të promovuar dhe përdorur personalisht një ilaç kundër malaries si medikament për të parandaluar infektimin me COVID-19.

234A70BF-2068-4342-A9A0-E458AF100605_w1023_r1_s

Ky është një vendim individual,” tha presidenti Trump, duke shtuar se ilaçi me emrin hidroksil-klorokuinë që përdoret prej dekadash, ka një “reputacion të mirë“.

Presidenti është testuar disa herë për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ. Deri tani nuk ekziston asnjë provë shkencore se ky ilaç mund të parandalojë ose trajtojë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Presidenti tha se “mijëra e mijëra” punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e frontit po marrin hidroksil-klorokuinë dhe se përdorimi i saj miratohet nga “shumë e shumë mjekë”. “Kjo,” tha ai, “nuk i dëmton njerëzit, pasi është përdorur kundër malarjes dhe lupusit.” Gjatë një mbledhjeje të kabinetit Presidenti Trump tha se për mendimin e tij, “kjo u jep njerëzve një nivel sigurie shtesë” dhe se nuk duket të ketë ndonjë ndikim tek ai vetë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.