Pas arrestimit dhe dënimit nga Gjykata, Fjolla Morina reagon për lidhjen intime me biznesmenin: Nuk jemi të…

Sep 26, 2020 | 14:57
SHPËRNDAJE

Fjolla Morina ka reaguar pas thashethemeve se biznesmeni, i cili e shoqëronte në makinë në momentin që u kap në kufi me armë, është i dashuri i saj.

Fjolla Morina-denimi-shtepia-fotot-dritarja

Këngëtarja u shpreh se nuk ka lidhje intime mes saj dhe 29-vjeçarit Fisnik Syla, duke shtuar se po “shkatërrohet familja e një njeriu, që nuk e meriton”.

Nëna e dy vajzave, e cila aktualisht po qëndron në “arrest shtëpie” në Kukës, teksa kërkoi që të “mos futen në valle njerëz familjarë” tha se fajet e saj do i marrë vetë mbi sup.

fjolla morina (1)

Ajo u shpreh se të gjithë bëjnë gabime në jetë. Ndërsa u kërkoi atyre që i drejtojnë gishtin, fillimisht të numërojë gabimet e veta.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë.

Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’.

Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë,”– shkroi Fjolla Morina.

fjolla morina

Ditën e arrestimit bashkë me Fjolla Morinën ishin edhe dy persona të tjerë, Fitim Muji, shoferi i saj, si dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Sipas Gaztës Shqiptare, ky i fundit është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

fjolla morina7

Thuhet se ajo është në një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

fjolla morina3

GSH raporton se “kjo lidhje duket se ka pak kohë që ka nisur, dhe të dy po e shijojnë në maksimum, pasi edhe pse në kohë pandemie, nuk kanë humbur mundësinë të kalojnë disa ditë pushimi bashkë”.

fjolla morina (2)

Ditën e sotme, në media u publikua një video, ku këngëtarja shfaqet duke komunikuar në telefon, në shtëpinë në Kukës, aty ku është izoluar.

fjolla morina (4)

Siç shihet në foto, këngëtarja duket e ‘shpërfytyruar’ dhe jo si jemi mësuar ta shikojmë në publik apo ne foto shooting që poston pas koncerteve.

Gjithashtu, pranë Fjollës duket edhe vajza e saj e vogël, Alyah, e cila është arsyeja pse këngëtarja i shpëtoi qelisë së burgut.

fjolla

fjolla

fjolla3

fjolla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura