Partizani synon ta afrojë në verë, flet Joan Çela: Kontrata ime me Luftëtarin…

Mar 30, 2020 | 15:58
SHPËRNDAJE

Joan Çela është një nga zbulimet e Luftëtarit të këtij sezoni. Sulmuesi i krahut ka shënuar dy gola mjaft të bukur ndaj Kukësit dhe Tiranës me fanellën bluzi, pikërisht në prezantimin e tij të parë në elitën e futbollit shqiptar. Ashtu si Franc Lala, Gresild Lika dhe Elian Çelaj, edhe Joan Çela është prodhim i akademisë së Partizanit dhe këtë sezon kërkon të afirmohet në Superiore për të pasur një të ardhme të ndritur.89932967_2840724256019825_6630585303432167424_n

Ka luajtur 15 ndeshje në kampionat deri më tani, duke bërë paraqitje të mira, ndërkohë që pas ndërprerjes, ashtu sit ë gjithë lojtarët e tjerë, Çela është pranë familjes. Përgatitja fizike  është pa dyshim prioritet i programit stërvitor në kushtet e shtëpisë për 20-vjeçarin, i cili në një intervistë për “Panorama Sport” tregon për ditët pa futboll. Ushtrimet në biçikletë janë si ilaç për ruajtjen e formës I riu po ndjek këshillat e stafit teknik dhe mjekësor.

Joan, si po e përjetoni situtën pas ndërprerjes së kampionatit?

Pa dyshim që po kalojmë ditë të vështira. Jam pak i mërzitur, sepse nuk jam mësuar të qëndroj kaq gjatë në shtëpi dhe për më shumë në kushte karantine. Megjithatë, më shumë i trembem situatës së familjes, se vetes.87452657_2819709368121314_165800666931920896_n

Në kushtet e shtëpisë jeni duke u stërvitur ndopak?

Nuk e kam ndërprerë aspak stërvitjen që kur ka filluar karantinimi. Për çdo ditë ndjek udhëzimet dhe këshillat që më ka dhënë trajneri  Neritan Novi, me qëllim mbajtjen e formës fizike. Në shtëpi bëj ushtrime me biçikletë për muskujt e barkut. Një pjesë të mirë të kohës e kaloj me ushtrime të ndryshme izometrike.

Keni folur me shokët e ekipit këto ditë?

Me shokët e ekipit flas çdo ditë dhe pyesim njëri-tjetrin për gjithçka. Të gjithë gëzojnë shëndet të plotë, bashkë me familjet e tyre. Ne jemi shokë të mirë edhe jashtë fushës. I ruajmë marrëdhëniet  shoqërore gjithmonë. Normalisht është për t’u trembur, por jo për t’u frikësuar nga kjo situatë. Detyra jonë është të ruajmë veten, familjen dhe gjithë shoqërinë, duke mbajtur higjenën dhe distancimin social.90246257_2850353368390247_4056213311010635776_n

Partizani ku jeni formuar si futbollist mësohet se kërkon t’i afrojë në ekipin e parë sezonin tjetër. Si është kontrata juaj me Luftëtarin?

Është një pyetje që normalisht i bëhet çdo futbollisti ku afron fundi i sezonit. Për  momentin s’mund të them asgjë. Jam nën kontratë me Luftëtarin, por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Të dalim të gjithë mirë nga kjo situatë dhe më pas të flasim për këtë pjesë.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura