Parlamenti Evropian miraton rezolutën kundër Turqisë, thirrje për përfundimin e menjëhershëm të veprimeve kundër Greqisë

| 17:35
SHPËRNDAJE
 

Me 601 vota pro, 57 kundër dhe 36 abstenim, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon veprimet e paligjshme të Turqisë në zonën ekonomike ekskluzive të Greqisë dhe Qipros, ndërsa përsëriti solidaritetin e me këto dy të fundit.

PE

PE shprehu gjithashtu shqetësimin e tij në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak, midis Shteteve Anëtare të BE dhe një vendi kandidat dhe i bën thirrje Këshillit të marrë në konsideratë sanksione shtesë në rast të mosrespektimit të ligjeve nga Ankaraja, shkruajnë mediat vendase.

Përpara takimit të Këshillit Evropian në 24 dhe 25 Shtator, i cili do të shqyrtojë përshkallëzimin e rrezikshëm dhe rolin e Turqisë në Mesdheun Lindor, eurodeputetët shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Greqinë dhe Qipron dhe deklaruan se BE është e qartë dhe e vendosur për të mbrojtur interesat e tyre.

Eurodeputetët i kërkuan Turqisë që të përfundojë menjëherë kërkimet e paligjshme dhe shpimet në Mesdheun Lindor, të mos shkelë hapësirën ajrore Greke dhe ujërat territoriale Greke dhe Qipriote dhe të ndalojë “retorikën nacionaliste”.

Në fund, Parlamenti Evropian theksoi nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur sanksionet ndaj Turqisë dhe i bëri thirrje Këshillit të përgatisë masa të mëtejshme në rast të mos progresit me Ankaranë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.